AktualitetFlashTe FunditTe Gjitha

LSI i bashkohet panairit të punëve artizanale, çfarë u premtoi Brunilda Paskali grave artizane

Në ambientet e një hoteli në kryeqytet është zhvilluar së fundmi panairi i punëve artizanale, ku dhjetëra gra artizane kanë shfaqur punimet e tyre me grep. Në këtë panair morën pjesë kryesisht nga nga Qarku i Korçës, si dhe ishte e pranishme edhe kryetarja e shoqatës së grave për punimet artizanale.

Në këtë aktivitet ishte e pranishme edhe kandidatja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Brunilda Paskali, e cila premtoi mbështetje të grave në këtë nismë, financim të artizanëve dhe gjetjen e tregut të shitjes.

Gjithashtu, ajo theksoi se LSI ka vazhdimisht në qendër të programit të saj mbështetjen ndaj grave.

“Kam qenë e impenjuar në tërë këto vite të punës time në pushtetin qendror apo lokal për të mbështetur gratë. Por nuk mjaftojnë asnjëherë, ka gjithmonë mundësi, hapësira që ne këto t’i fuqizojmë. Grupi i artizanëve është një grup shumë konsistent, i madh në Shqipëri, jo vetëm në Korçë, por në Shkodër, në Tiranë apo në të gjitha qarqet e tjera.”, u shpreh Paskali ndër të tjera.

(XH.A/SHUPLAKA)

Fjalët Kyce

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Do NOT follow this link or you will be banned from the site!