KryesoreTe FunditTe GjithaVeç e Shuplakës

“LIBRA rezultoi një mashtrim”, pedagogu denoncon tek “Shuplaka” (DETAJET)

“LIBRA është një mashtrim”, kështu shprehet Ermir Shahini, pedagog në universitetin “Aleksandër Moisiu” Durrës.

Në qëndrimin e tij shprehur tek “Shuplaka”, ai sqaron fillimisht se u zgjodh me votë të lirë në bërthamën qendrore të LIBRA-s, por tanimë u kërkon falje të gjithë atyre që e mbështetën në këtë fazë ku ai shpresonte se do të shihte dritë.

Ai rendit në qëndrimin e tij të gjitha arsyet përse partia LIBRA nuk mund të jetë një moral. Sipas pedagogut të UAMD-së, kjo parti s’mund të jetë një moral kur rezulton një opozitë laboratorike; kur vendet e para për deputetë janë shitur në bazë të fitimit ekonomik; kur drejtohet nga njerëz që kanë vetëm interesin personal; që janë kope.

“Sot të gjithë vendet e para për deputet në të gjithë Shqipërinë nga LIBRA janë shitur në bazë të fitimit ekonomik dhe jo vlerave. Drejtohet nga njerëz që personalisht mbas kaq kohësh në komunikim, kuptova se nuk duan t’ia dinë për asgjë përveçse interesit të tyre personal.”, shprehet Shahini.

Duke uruar që ajo që po ndodh të Maqedoni, të ndodhë edhe në Shqipëri me qëllim që të arrihet liria edhe këtu, Ermir Shahini deklaron dorëheqjen e tij si kandidat i LIBRA-s:

“Libra duhet të ishte moral, por nuk është dhe une shpresoj dhe uroj që ajo që po ndodh në Maqedoni shumë shpejt të vijë ketu duke çrrenjosur farën e politikës së vjetër njëherë e përgjithmonë, vetëm me formën më të keqe do të mund të arrihet liria edhe këtu tek ne, tjetër rrugë nuk ka sado që zemra e butë më thotë të kundërtën. Skenari më i keq do të ndodhë vetem kshu. Unë sot jap doreheqjen nga Libra si kanditat duke i bërë thirrje gjithsecilit se përfundimisht ndryshimi s’ka për të ardhur përveçse me trazirë.”

(XH.A/SHUPLAKA)

 

Fjalët Kyce

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *