FlashSportTe FunditTe Gjitha

Lajm i mirë nga çunat e Kombëtares, njëri sapo u bë ”zyrtarisht” baba

Lajm i mirë nga çunat e Kombëtares Shqiptare, njëri prej tyre sapo është bërë baba. E kemi fjalën për Sokol Cikalleshin i cili është bërë baba për herë të parë. Bashkëshortja e tij Kornelia, ka sjellë në jetë një vajzë.

“Zyrtarisht Baba! Falënderoj Zotin që më bëri të përjetoj sot parajsën e kësaj bote ! RAJNA”, ka shkruar në Instagram futbollisti 27-vjeçar.

Cikalleshi është lojtari i skuadrës turke të Osmanlisporit, ku u transferua gjatë afatit kalimtar të verës, ndërsa deri më tani ka shënuar një gol në katër paraqitje.

Për kombëtaren shqiptare të futbollit ai ka bërë 26 paraqitje, duke realizuar vetëm dy gola. Shërbimet e lojtarit raportohet se po i kërkon skuadra elitare italiane e Lazios. Po ashtu kujtojmë se Cikalleshi ka pësuar një dëmtim në ditët e fundit dhe nuk mundi të ishte në dy ndeshjet e fundit të Shqipërisë në eleminatoret për Botërorin e Rusisë.

(E.K/SHUPLAKA) 

Fjalët Kyce

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *