AktualitetBotaFlashFotoGaleriTe FunditTe Gjitha

Ky është shqiptari i arratisjes spektakolare me të mbathura në Itali (FOTO)

Ai arriti t’i shpëtonte kapjes së policisë italiane duke u larguar nga shtëpia e të dashurës vetëm me të mbathura, por u kap nga policia spanjolle në aeroportin e Barcelonës.

Bëhet fjalë për shqiptarin, Erjon Bode i cili është dënuar me 9 muaj burg nga drejtësisë italiane.

30-vjeccari edhe pse u zu në befasi nga policia italiane, la në apartamentin e të dashurës rrobat dhe atletet dhe u largua me vrap.

Arratia e tij spektakolare mori fund më 4 janar, rreth 5 muaj pas arratisjes, kur policia e ndaloi në aeroportin e Barcelonës në Spanjë, ku sapo kishte zbritur nga avioni për t’i ikur drejtësisë italiane me një identitet të ri.

Bode është dënuar me 9 muaj burg për evazion fiskal, por tashmë ndaj tij do të rëndojnë edhe akuza të tjera përfshirë kundërshtim të forcave të policisë por edhe për lëndë narkotike pasi në apartament u gjet dhe një kg hashash.

Policia gjithashtu ka arrestuar dhe të dashurën e tij, G.O., 31 vjeçe, shqiptare, e cila punonte si prostitutë.

Mediat në Itali raportojnë se gjatë arratisjes, ai ka ushtruar dhunë ndaj dy oficerëve të policisë. (A.R/SHUPLAKA)

 

alb2

Picture 1 of 4

Mjetet e sekuestruara nga policia italiane

Fjalët Kyce

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *