AktualitetFlashTe FunditTe Gjitha

Kush është kandidatja për deputete vetëm 18-vjeç që punën në “Call Center” e ka eksperiencën e vetme

Kemi parë shumë në këtë fushatë, po mesa duket disa CV na kanë mbetur ende të paeksploruara. Kështu çudia e radhës na vjen nga kandidatja e Partisë Republikane në Qarkun e Dibrës Ariola Elezi. Ajo është dhe kandidatja kryesuese në këtë qark.

Në CV-në e saj dorëzuar pranë KQZ-së Elezi shënon si eksperiencë të saj të vetme punën e saj në “Call Center”.

Pavësisht se çdo punë është shumë e nderuar për të qenë punonjëse në “call center” nuk është e nevojshme që të kesh ndonjë lloj arsimimi.

Po ky fakt vjen edhe për shkak se Elezi është vetëm 18-vjeç, madje me orgjine nga Këlcyra dhe garimi i saj në Dibër duket krejt aksidental. 

Kujtojmë se Partia Republikane do të garojë e vetme në këto zgjedhje ndërsa një pjesë e përfaqësuesve të saj gjenden në listën e Partisë Demokratike. (E.K/SHUPLAKA)

 

 

Fjalët Kyce

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Do NOT follow this link or you will be banned from the site!