FlashSportTe FunditTe Gjitha

Kukësi – Skëndërbeu, nesër luhet ndeshja më e rëndësishme e sezonit

Ekipi i Kukësit ka mbyllur seancën e fundit stërvitore në qytetin e Kukësit ku po zhvillon përgatitjet për ndeshjen e nesërme ndaj Skëndërbeut. I pranishëm ka qenë dhe Presidenti i Kukësit Safet Gjici dhe tifozë të skuadrës. Ata kanë inkurajuar ekipin e Kukësit për ndeshjen e nesërme ndaj Skëndërbeut. Gjici ka zbritur në fushën e lojës dhe ka takuar lojtarët dhe stafin teknik për t’i motivuar për përballjen e nesërme.

Ekipi i Kukësit ndodhet në vend të parë në tabelën e klasifikimit me 72 pikë, vetëm 1 pikë larg nga Skënderbeu. Një fitore për secilën skuadër nesër do të vendoste shumë për titullin. Ekipit fitues do i mjaftonte fitorja në ndeshjen e fundit për të fituar trofeun. Kukësit i vlen edhe barazimi sepse një fitore në ndeshjen e fundit ndaj Luftëtarit do ta shpallte përsëri kampion.

Një situatë afërsisht e ngjashme ishte edhe në 2015, në atë kohë Skëndërbeu arriti të fitojë atë ndeshje me rezultatin 0-1 me gol të Sabjen Lilës dhe u shpall kampion. (B.H/Shuplaka)

Fjalët Kyce

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *