ShëndetiTe FunditTe Gjitha

Kujdes nëse merrni ilaçe për lehtësimin e dhimbjeve një javë rresht, e frikshme çfarë ndodh me trupin

Përdorimi i ibuprofenit ose ilaçeve të zakonshme për lehtësimin e dhimbjeve për një javë rresht rrit rrezikun për atak në zemër, sugjeron një studim i ri.

Të dhënat nga gati 450 mijë pacientë i kanë lidhur 5 llojet e ilaçeve për lehtësimin e dhimbjeve si, ibuprofeni, celecoksoib, diklofenaku, naprokseni dhe rofekoksib, me problemet në zemër.

Hulumtuesit shkencorë kanadezë kanë zbuluar se njerëzit që i marrin këto ilaçe në doza të larta, të quajtura ndryshe ilaçe anti-inflamatore jo-steroidale, janë më të rrezikuar. Dhe rreziku nis të rritet vetëm një javë pasi keni filluar t’i përdorni këto ilaçe.

Me fjalë të tjera, rreziku për atak në zemër rritet me gati 5 herë krahasuar me ata që nuk marrin asnjë ilaç.

Hulumtuesit shkencorë nga Universiteti Montreal theksojnë se rreziku për atak i shkaktuar vetëm nga marrja e këtyre ilaçeve është vetëm 1% në vit. Megjithatë, ata thonë se mjekët duhet të marrin në konsideratë mjekimet alternative për lehtësimin e dhimbjeve.

Në një artikull të botuar tek Revista Mjekësore Britanike, të përkthyer nga “shëndeti.com” hulumtuesit shkencorë thonë: Duke qenë se rreziku për atak akut në zemër fillon të shfaqet që në javën e parë dhe bëhet më i dukshëm në muajin e parë të trajtimit me doza të larta, mjekët duhet të marrin në konsideratë peshën e rrezikut dhe përfitimet e ilaçeve anti-inflamatore jo-steroidale para se të japin trajtimin, sidomos për dozat e larta”. (D.D/Shuplaka)

Fjalët Kyce

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *