ShëndetiTe FunditTe Gjitha

Kujdes! Mësoni çfarë duhet të bëni për të reduktuar rrezikun e mbytjes së fëmijës nga ushqimi

Të rrisësh një fëmijë, është një proces i cili kërkon shumë kohë dhe energji por sigurisht që do t’ju dhurojë lumturinë më të madhe.

Të bëhesh prind është një detyrë e panjohur për shumicën prej nesh deri në momentin kur kjo ndodh dhe krejt papritur mbi dy partnerët fillojnë të bien shumë detyra. E një ndër më të rëndësishmet ka të bëjë me ushqimin pasi duhet të tregoni kujdesin maksimal në mënyrë që të mbahet larg rreziku i mbytjes. Cilat janë disa nga veprimet që nuk duhet të bëni me fëmijën?

• Fëmija nuk duhet të lejohet asnjëherë të hajë vetë ushqimin.

• Ai nuk duhet të luajë apo të bëjë aktivitete të tjera ndërsa e ka ende gojën me ushqim. Kjo vlen edhe për ju prindër që ushqeni fëmijën duke u sjellë rrotull nëpër shtëpi, pra ulini fillimisht në tavolinë dhe sigurohuni që të ngihet prej saj në momentin që goja e tij është bosh.

• Mos e filloni ushqyerjen e fëmijës shumë shpejt, kjo duhet të ndodhë në momentin që fëmija të jetë në gjendje të qëndrojë drejt dhe ulur në karrigen e tij në mënyrë që të ketë kontroll më të mirë të asaj që hyn në gojën e tij.

• Evitoni futjen e një sasie të madhe ushqimi në gojën e fëmijës. Ai duhet të përtypet mirë dhe ka nevojë që të ketë pak sasi.

• Mos e ushqeni dhe moselejoni të pijë një pije në makinë.

Duhet të tregoni kujdes me ushqimet e rrëshqitshme si kikirikët, kokrrat e rrushit, domatet e vogla, frutat e thata me guackë në përgjithësi, karamelet, ullinjtë etj./intv

Fjalët Kyce

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *