AktualitetTe FunditTe Gjitha

Kritikonin Bashën, ku përfunduan Bregu dhe Patozi në mbledhjen e sotme me aleatët (FOTOT)

Majlinda Bregu dhe Astrit Patozi kanë qenë dy prej deputetëve demokratë që kanë shfaqur qëndrimet e tyre kundër kreut demokrat, duke shprehur jo pak rezerva për drejtimin e tij.

E sot në mbledhjen që Partia Demokratike zhvilloi me aleatët e saj, Bregu dhe Patozi janë parë të ulur në fund të sallës, në një stol ngjitur me murin e sallës.

Ndryshe nga ata, Ervin Salianji, Albina Deda dhe deputetë të tjerë të rinj, kanë qëndruar në mes të tryezës.

Mundet që e gjithë kjo të ketë qenë rastësi, teksa tërheq vëmendje dhe Dashamir Shehi, i cili shfaqet në një moment pranë Bregut, si i habitur për uljen e deputetëve aty, ndërsa Bregu i kthehet me të qeshur.

(XH.A/SHUPLAKA)

[ngg_images source=”galleries” container_ids=”1844″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser” ajax_pagination=”1″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″]
Fjalët Kyce

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *