FlashKosovaPolitikëTe FunditTe Gjitha

Kosovë, Kurti: Nuk duhet kurrsesi që qeveria e re të varet nga Lista Serbe, do t’i kemi dy kryeqytete, Prishtinën dhe Beogradin

Kandidati për Kryeministër  nga radhët e Vetëvendosjes, Albin Kurti, ka deklaruar se në asnjë mënyrë nuk duhet që qeveria e re e Kosovës të varet nga Lista Serbe.

Ai deklaron që një qeveri e varrur prej tyre do t’i kishte dy kryeqytete edhe Prishtinën edhe Beogradin.

“Nuk ka kuptim të formohet Qeveria duke u varur nga Lista Serbe dhe ne jemi të bindur që një Qeveri e varur nga Lista Serbe do t’i kishte dy kryeqytete, edhe Prishtinën edhe Beogradin”, thotë Kurti.

Kurti thoë se në fillim duhet të jenë 61 deputetë shqiptarë dhe më pas pakicat.

“T’i kemi 61 numra, ne deputetët shqiptarë dhe më pas pakicat jo serbe. Por, kurrsesi të jetë Qeveria e varur prej tyre”, ka thënë Kurti.

Ai në një intervistë për Radio Europa e Lirë, ka thënë se partia e tij ka korrur një fitore të jashtëzakonshme në këto zgjedhje dhe i takon të formojë qeverinë.

“Lëvizja Vetëvendosje nga këto zgjedhje shënoi një rezultat të jashtëzakonshëm dhe kësisoj u shndërruam në partinë e parë politike në vend. Ne jemi partia më e madhe në Kosovë dhe besojmë se kjo shpresë e madhe e qytetarëve, pas kthimit të guximit tek ata që të votojnë për ndryshime që i duam të gjithë, duhet të rezultojë jo vetëm me një Kuvend të ri, por edhe me një Qeveri të re, ne jemi të bindur që i takon Lëvizjes Vetëvendosje që ta formojë Qeverinë e re”, është shprehur Kurti. (B.H/Shuplaka)

 

Fjalët Kyce

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *