FlashKosovaPolitikëTe FunditTe Gjitha

Kosovë, ish-gazetari zbulon se cila parti do t’i bashkohet PAN-it për të formuar qeverinë e Kosovës

Ish- gazetari Milaim Zeka, i cili tani është pjesë e partisë së Limajt, Nismës për Kosovën, ka deklaruar se LDK-ja është partia e cila do t’i bashkangjitet koalicionit PDK, AAK dhe Nisma.

“Mendoj që në koalicion me PAN do të jetë LDK”, tha Zeka Klan Kosova.

Ai ka thënë se lideri i partisë së tij, Fatmir Limaj, e mbështet deri në fund kandidaturën e Ramush Haradinajt për krijimin e Qeverisë.

“Kam folur me Limajn dhe në mënyrë të prerë më ka thënë se deri në fund e mbështes Haradinajn me cilën do parti politike që ai bën koalicion”, ka thënë ai

Ndërsa zyrtarët e LDK-së janë shprehur të bindur se nuk do të bashkohen edhe një herë me Partinë Demokratike të Kosovës.(B.H/Shuplaka)

 

 

 

 

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Do NOT follow this link or you will be banned from the site!