AktualitetFlashKryesoreTe FunditTe GjithaVeç e Shuplakës

Kompania e preferuar e Erion Veliajt? S’ka dyshim: ”Fusha shpk”. Zbulohen gjithë kontratat me 22 miliardë lekë (CILAT KOMPANI E NDJEKIN)

Për këdo që i ndjek zhvillimet në Shqipëri dhe lexon me vëmendje shkrime rreth tenderave, s’ka dyshim se kryesimi në listën e kompanive të preferuara për Bashkinë e Tiranës të ”Fusha shpk” nuk është lajm i ri.

”Fusha”, me 14 kontrata të fituara në Bashkinë e drejtuar nga Veliaj, ka fituar edhe 8 të tjera në Bashkinë Vorë dhe Rroskovec. Në total 22,106,703,990 lekë të vjetra (mbi 22 miliardë lekë). Pastrim, sistemim-asfaltim rrugësh, ndërtim ure, ndërhyrje në parqe por dy tenderat kryesor mbeten ndërtimi i sheshit ”Skënderbej” mbi 14 miliardë lekë të vjetra dhe parkimit të tij mbi 2 miliardë lekë.

”FUSHA shpk” e Shkëlqim Fushës, e preferuara e Veliajt, fitoi tenderin e Sheshit Skënderbej e vetme, pa asnjë konkurent në garë.

Pas ”Fushës”, sipas ”Open Data” listohen dy kompani të tjera: ”G.P.G. COMPANY SHPK” dhe ”SALILLARI SHPK”, në total  12,688,219,900 dhe 9,634,787,130 lekë të vjera. (V.G/SHUPLAKA)

Në galeri renditen kompanitë sipas parave të fituara në bashki dhe specifikohen tenderat:

kompaniteepreferuara

 

Fjalët Kyce

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *