PolitikëTe FunditTe Gjitha

Komisionet Parlamentare, LSI përzgjedh deputetët përfaqësues. Ku do vendoset Kryemadhi

Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim kanë rënë dakord mes tyre lidhur me komisionet Parlamentare. PD ka rënë dakord që një prej tre komisioneve parlamentare t’I kalojë LSI-së, duke hequr emrin e Bardh Spahisë për të ia lënë Petrit Vasilit komisionin e Shëndetësisë.

Po ashtu janë zgjedhur edhe emrat e deputetëve të tjerë të LSI-së që do vendosen në komisionet parlamentare.

KOMISIONET:

Komisioni  i Ligjeve, Nasip Naço

Komisioni i Ekonomisë, Edmond Haxhinasto, Përparim Spahiu, Gledion Rehovica

Komisioni i Sigurisë Kombëtare, Endrit Braimllari

Komisioni i Jashtëm, Monika Kryemadhi

Komisioni i Shëndetësisë, Vangjel Tavo, Floida Kërpaçi

Komisioni i Arsimit, Shezai Rrokaj dhe Kejdi Mehmetaj

Po ashtu kujtojmë se PS mbledh nesër kryesinë, ku do të vendoset për komisionet parlamentare. (D.D/Shuplaka)

Fjalët Kyce

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *