FlashPolitikëTe FunditTe Gjitha

Kokëdhima: Shteti i timonierit ka ikur për lesh

Kreu i forcës politike “ZGJIDHJA”,Koço Kokëdhima ka reaguar duke thënë se mafia e kanabsit po kontrollon territorin.

Kokëdhima thotë se “ZGJIDHJA paralajmëroi 100 herë se vendi do të përgjaket dhe krimi do të lulëzojë dhe kontrollojë gjithçka nëse nuk do të zbatohej plani i saj për legalizimin e marijuanës. Por Rama e Tahiri, në vend të ekonomisë ligjore të kanabisit për shtetin dhe për njerëzit, bënë kartelin e drogës për vete”

Reagimi i plotë:

Shteti i timonierit ka ikur për lesh

Sot mafia e kanabisit kontrollon gjithë territorin. Kriminelët lajnë hesapet rrugëve! ZGJIDHJA paralajmëroi 100 herë se vendi do të përgjaket dhe krimi do të lulëzojë dhe kontrollojë gjithçka nëse nuk do të zbatohej plani i saj për legalizimin e marijuanës. Por Rama e Tahiri, në vend të ekonomisë ligjore të kanabisit për shtetin dhe për njerëzit, bënë kartelin e drogës për vete dhe i vunë popullit tonë në qafë krimin dhe mafien! 
(S.SH/Shuplaka)

Fjalët Kyce

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *