KosovaTe FunditTe Gjitha

Këta janë deputetët më të votuar në zgjedhjet e 11 qershorit në Kosovë

Kanë dalë rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve që u mbajtën në Kosovë më 11 qershor.  Shumë prej politikanëve kanë arritur të marrin një numër të madh votash. 

Ish-deputeti i LDK-së, Muhamet Mustafa, ditë më parë ka dhënë dorëheqje nga funksionet partiake, pasi deri diku ishte i sigurt që nuk kishte dalë mirë me vota në zgjedhje. 

Për dallim nga Mustafa, Vjosa Osmani, e cila ishte lënë poshtë në listën e kandidatëve për deputetë të LDK-së, pra ishte renditur në numrin 81,  ka marrë më shumë se 50 mijë vota në zgjedhjet e 11 qershorit.

Vota maksimale nga koalicioni LDK-AKR-Alternativa mësohet se kanë marrë edhe ish-drejtori i institutit “Riinvest”, Lumir Abdixhiku, Driton Selmanaj, Antoni Quni, Ilir Deda, Mimoza Kusari-Lila, Behgjet Pacolli etj.

Sipas mediave kosovare nga lista e PDK-së, përpos kryetarit Kadri Veseli, vota për t’u bërë deputet ka arritur të sigurojë edhe Mërgim Lushtaku, djali i Sami Lushtakut, Andin Hoti, djali i Ukshin Hotit, Ganimete Musliu, Blerta Deliu, Ramush Haradinaj, Daut Haradinaj, Fatmir Limaj, Zafir Berisha etj.

Ndërsa nga lista e deputetëve të “Vetëvendosjes”, përpos Albin Kurtit, besimin e elektoratit e ka fituar edhe sekretari Dardan Molliqaj, kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti dhe nënkryetari Dardan Sejdiu. (J.V/Shuplaka)

 

Fjalët Kyce

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *