AktualitetPolitikëTe FunditTe Gjitha

Kejdi Mehmetaj flakë për flakë Ramës: Ju tregoj punësimet tuaja nepotike në Sarandë e Delvinë

Pas denoncimit të disa punësimeve nepotike nga kryetari i bashkisë në Delvinë nga kryeministri Rama  ka ardhur edhe përgjigjja nga ana e LSI-së.

 Kejdi Mehmetaj ka përmendur sot të gjithë emrat e lidhur familjarisht me një drejtues politik në Sarandë dhe Delvinë.

“Si parimi i hajdutit që thërret kape hajdutin edhe rilindësit po thërrasin rilindasit”, tha Mehmetaj në daljen e saj për mediat. 

Pjesë nga fjala e Mehmetajt:

Lidhjet aktuale të kryetares së PS-së Delvinë.

Lidhjet aktuale të kryetares së PS-së Delvinë.
Blunilda Meliqi ose Merxhani përgjegjëse e degës së thesarit Delvinë;
Luan Merxhani, i ati drejtor i shkollës 9-vjeçare “Rusan”;
Merita Merdani, e ëma mësuese pa shkollë të lartë;
Kreshnik Merxhani, i vëllai punon në ministrinë e Kulturës;
Ismiona Merxhani, e motra, punon në Ministrinë e Brendshme;
Xhemil Merxhani, xhaxhai, punonjës pranë ALbpetrol Delvinë;
Përparim Meleqi, bashkëshorti, punonjës pranë degë së OSHEE- Delvinë;
Petrit Meleqi, kunati në degën e OSHEE Delvinë;
Enereida Meleqi, kunata, edukatore në çerdhen e Delvinës;
Ëngjëllushe Tata, kunata, sanitare pranë spitalit Delvinë;
Erinda Sulejmani, nusja e nipit të bashkëshortit, infermiere në spitalin Delvinë

Në 25 qershor, këta që tepsinë e pushtetit e kanë kthyer në tepsinë e fisit do ndëshkohen, rilindasit do ta marrin përgjigjen e merituar.

(M.D/Shuplaka)

Fjalët Kyce

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *