BotaTe FunditTe Gjitha

Kapen me kokainë dhe mijëra euro, arrestohen 2 vëllezërit shqiptarë dhe një rumune në Itali (Emrat)

  Policia italiane ka arrestuar tre persona, dy prej të cilëve shqiptarë, pasi janë kapur me lëndë narkotike e llojit kokainë.Operacioni është zhvilluar në një lagje Reggio Emilias, ndërsa në pranga kanë rënë dy vëllezërit shqiptarë Viktor Ndoj 38 vjeç dhe Gjin Ndoj 35 vjeç si dhe shtetasja rumune Alina Gianina Savin 31 vjeç.

Në momentin e arrestimit, karabinierët kanë sekuestruar gjysmë kilogram kokainë të ndarë në pako, 17 mijë euro cash si dhe disa telefona.Policia ka ndërhyrë në momentin kur dy vëllezërit shqiptarë i shitën një sasi kokainë një klienti në Mameli dhe më pas janë takuar në një lokal me shtetasen rumune.

Gjithashtu policia ka arritur të sekuestroi edhe disa doza kokaine dhe  gjatë kontrollit në banesën e shqiptarëve.

(S.SH/SHUPLAKA)

Fjalët Kyce

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *