AktualitetPolitikëTe FunditTe Gjitha

Kampingu në Jalë, Kryemadhi tregon se çfarë bën kur një djal i FRESSH flirton me një vajzë të LRI-së

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi në një intervistë për “ABCNews” ka zbuluar detaje rreth kampingut të organizuar në Jalë.

Forumet rinore të Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe Partisë Socialiste, përkatësisht LRI dhe FRESSH, të cilë u janë bashkuar edhe të rinjtë e Internacionales Socialiste po qëndrojnë këto ditë në Jalë..

E pyetur nga gazetari si e sheh një të re të LSI, që flirton me një të ri të FRESSH?”, kryetarja e LSI së thotë se gjasat që diçka e tillë të ndodhë ekzistojnë.

“Tashi flirtimi duket që në shkëlqimin e syve. Unë jam pak konservatore, por jo deri në këtë fazë, sepse shanset janë. Për ne lidhjet politike ne e dimë shumë mirë që nuk janë gjithmonë afatgjata. Se unë nuk mendoj që ka një të LRI apo FRESSH që nuk do të ketë një jetë më të mirë, të punë të paguar, të sigurtë,a rsim më të mirë, shëndetësi më të mirë dhe ambjent pa konflikte. Asnjë parti nuk ka dyshime për këto. Unë them se kjo do ishte shumë e mirë se do çtensiononte edhe situatën. Pastaj ne kemi shumë djem dhe vajza të LRI që janë të lidhur me djem dhe vajza të Partisë Socialiste. Që edhe pse në këtë fushatë ka qenë lufta shumë agresive, iu kemi besuar gjëra shumë të rëndëesishme”, tha Kryemadhi. (S.SH/Shuplaka)

 

Fjalët Kyce

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *