FlashSportTe FunditTe Gjitha

Kaçe pajtohet me De Biasi, rikthehet në Kombëtare

 

Mesfushori i kombëtares Shqiptare Ergys Kaçe më shumë mundësi do të jetë në ndeshjen kundër Izraelit që do të luajë Kombëtarja Shqiptare.

“Sport Ekspres” mëson se trajneri italian ka në planet e tij mesfushorin Ergys Kaçe për ndeshjet e muajit të ardhshëm, më 4 qershor në Luksemburg e më 11 qershor në Izrael. Largimi i Kaçes nga Kombëtarja dukej i pa kthyeshëm pas thyerjes me trajnerin De Biasi i cili kishte deklaruar se nuk e fton Kaçen në Kombëtare sepse ai është një lojtar jasht forme.

“Kaçe nuk grumbullohet sepse nuk po luan. Iku në Republikën Çeke, është kthyer në Greqi dhe nuk po aktivizohet. Nuk kam asnjë problem me të”, kishte deklaruar De biasi.

Kaçe mungon në kombëtare prej tetorit të vitit të shkuar, pas ndeshjes miqësore në Lihtenshtejn, ku nuk u aktivizua fare. Kohët e fundit Kaçe po aktivizohet me Paokun dhe është rikthyer në formë, ndeshjen e fundit ishte në formacion që nga fillimi i lojës dhe për pak nuk arriti të shënojë. Me largimin e Taulant Xhakës duket se afrimi i Kaçes është disi dhe i detyrueshëm për trajnerin Debiazi. (B.H/Shuplaka)

Fjalët Kyce

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *