BotaFlashSportTe FunditTe Gjitha

Juventus drejt kompletimit të tripletës, pengesa e madhe mbetet Reali Madridit

 

Ekipi i Alegrit ka arritur të fitojë ndaj Lacios me rezultatin 2-0 në finale e kupës së Italisë.Protagonist të kësaj fitore ishin dy mbrojtësit Dani Alvesh dhe Leonardo Bonucci. Mbrojtësi Brazilian Alvesh kaloi në avantazh skuadrën e tij në minutën e 12, për t’ia lënë radhën Italianit Leonardo Bonucci, I cili dyfishoi rezultatin në minutën e 24. Rezultati nuk ndryshoi deri në fund.

Juventus është në garë edhe në kampionatin Italian, që me shumë gjasë do ta fitojë, pasi ndodhet në vëndin e parë dhe 4 pikë larg Romës. Fitorja ndaj Krotones javën e ardhshme në fushën e vet e nxjerr automatikisht kampion të Italisë. Pengesa më e madhe për t’ë fituar dhe trofeun e tretë, për të plotësuar tripletën, është Reali I Madridit.

Skuadra Italiane do të përballet me gjigandët e Madridit më 3 qershor për finale e Champions League. Ndeshja do të zhvillohet në Cardiff të Anglisë. (B.H/Shuplaka)

Fjalët Kyce

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *