ShëndetiTe FunditTe Gjitha

Ju zë ngërçi duke notuar? Çfarë duhet të keni parasysh

Ju ka ndodhur që t’ju ketë kapur ngërçi në ujë? Sigurisht është një moment që nuk do t’ia uronit askujt pasi  mund të jetë edhe i rrezikshëm nëse jeni duke notuar. 

Por mos u shqetësoni. Një gjë e tillë u ndodh edhe notarëve më me përvojë. Ngërçet në këmbë gjatë notimit ndodhin nga shtrirja dhe ftohja e muskujve, por duke mos ditur se si të reagojmë në këto momente, mund të bëjmë edhe gabime.

Ja çfarë duhet të bëni? 

Duhet të që merrni frymë thellë, qëndroni shtrirë në shpinë sa më shumë nën ujë, ku vetëm fytyra të jetë mbi sipërfaqen e ujit. Me lëvizje të lehta rrethore të duarve dhe këmbëve pluskoni në ujë dhe filloni të lëvizni në drejtim të plazhit.

Ajo që duhet të keni shumë parasysh është të merrni frymë thellë. (J.V/Shuplaka)

 

Fjalët Kyce

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *