AktualitetFlashTe FunditTe Gjitha

“Ju të PD-së latë nam, boll u zhgarravitët nëpër fejsbuqe”, Kristo komenton zhvillimet e javës, ka një mesazh për “liderin suprem”

Erion Kristo aktiviti i shoqërisë civile ka trajtuar në një reagim të tijin në rrjetet sociale disa nga ngjarjet më shqetësuese të këtyre ditëve të fundit në vend.

Sigurisht që e ka nisur me zhvillimet brenda PD-së dhe debatet që kanë përfshirë më pas anëtarë të saj dhe në rrjetet sociale. Kristo thotë se ka ardhur koha që ti jepet fund këtyre sjelljeve sikur të ishim në Vietnam.

Po ashtu nuk ka lënë pa përmendur as Samitin e Triestes ku vendi ynë nuk mori asnjë mbështetje financiare, e më tej ka komentuar dhe ngjarjet e rënda që kanë ndodhur në bregdet ku humbën jetën 4 të rinj.

STATUSI I KRISTOS:

1.Ju të PD-së, nuk ma dëgjuat fjalën. Po ua përsëris për herë të fundit: latë nam si në Vietnam. Të tre grupimet, a, b dhe abstenuesit të fillojne të gjejne pikat e takimit. Boll u zhgarravitët nëpër fejsbuqe. 
2. I nderuar Lideri Suprem. Une skam asnjë verejtje për atletet e tua. Ndoshta ke ndonje sëmundje a ndonjë rehatllëk. Une jam i shqetësuar për Triesten. Mu duk sikur shkove per turizem. Nuk na binde me ato qe the.
3. Jam shume i shqetesuar per cenimin e jetes se 10 shqiptareve dje. Shtet ka vetem per gjobat e makinave poshte pallatit. Por nje shtet qe kujdeset per jeten e qytetareve nuk me rezulton. Une kam te drejte ta them sepse kam 15 vjet qe i bie kesaj muzike funebre.
4. Nje falenderim per Mozen, sportisten fantastike te Dinamos, qe bashke me Elen dhe gocat dhe Kreshnikun na bene te enderronim. Edhe ne 100 lista te te nxjerrin ti je krenari per mua dhe shume njerez qe kuptojne. Ai qe nxori listen sikur e kuptoi gabimin dhe spo ndihet me.
5. Harrova te thosha me te madhen: u hapen 100 kuti. Shumica kishte nje numer te ndryshem votash nga procesverbali. Ku eshte Prokuroria?
6. Nuk dua te shtoj me. As ju mos shtoni.
P.S. Shpreh mirenjohjen time te thelle per djalin nga Maqedonia qe humbi jeten duke shpetuar dy vajzat ne det. Ky akt sublim kapercen heroin dhe i afrohet martirit. Qofte i parajses. Ngushellime familjareve.

(E.K/SHUPLAKA)

Fjalët Kyce

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *