KosovaTe FunditTe Gjitha

Ish-kryeministri i Kosovës ende në gjendje kritike për jetën, ç’thonë mjekët turq për të

Ish-kryeministri i Kosovës, Bajram Rexhepi, vazhdon të jetë në gjendje kritike për jetën. Ai është transportuar në Turqi për marrjen e ndihmës më të specializuar shëndetësore. Mjekët turq të spitalit ku ai po kurohet, janë shprehur së fundmi lidhur me gjendjen shëndetësore të tij.

Gazeta “Shneta” që u referohet dekalratave të tyre, shkruan se Bajram Rexhepi ndodhet në gjendje të pavetëdijshme, me stimulim kundër dhimbjeve. “Pacienti me emrin Bajram Rexhepi, i shtrire në njësinë e kujdesit intensiv në Neurologji, është në gjendje të pa vetëdijshme, me stimulim kundër dhimbjeve dhe nën ndihmën e ventilatorit”, ka deklaruar Spec.Dr. Belgin Munise Mutluay. Ndërsa anesteziologu Dr. Ipek Bostanci është shprehur se gjendja e tij është vështirësuar edhe nga rritja e temperaturës.

Lajmi për gjendjen e tij u bë me dije ditën e djeshme. Mediat kosovare shkruajtën se ish-kryeministri i Kosovës ishte shtruar në spital dhe nga dyshimet e para flitej për një atak kardiak. Në kushte anonimiteti, mjeku shprehej se gjendja e tij ishte kritike.

(XH.A/SHUPLAKA)

Fjalët Kyce

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *