BotaFlashSportTe FunditTe Gjitha

Ish-futbollisti i Milanit dhe fitues i “Topit të Artë” drejt presidencës së Liberisë

Xhorxh Ueah është një emër i njohur për botën e futbollit por sidomos për tifozët e Milanit. Ai fitoi “Topin e Artë” me këtë e kip në vitin 1995.

Por mesa duket ai tashmë nuk do të jetë i famshëm vetëm si futbollist por edhe sepse po shkon drejt zgjedhjes si President i Liberisë.

Edhe pse ende nuk është akoma zyrtare, raportimet nga Liberia thonë se ai ka fituar zgjedhjet ndaj rivalit Josef Boakai dhe zyrtarizimi pritet të bëhet gjatë mbrëmjes. Për 12 vite me radhë, Liberia drejtohej nga Ellen Johnson-Sirleaf, ish-fituese e çmimit Nobel për Paqe.

Për futbollistin kjo është hera e tretë që garon dhe pasi humbi dy garat e para në vitet 2005 dhe 2011duket se më në fund do t’ja arrijë qëllimit që të udhëheqë vendin e tij.

Xhorxh Ueah ishte ndër ikonat e futbollit në vitet 90-të si futbollist i Milanit. (B.H/Shuplaka)

 

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *