FlashKryesorePolitikëTe FunditTe Gjitha

Intervista ”bombë” e Berishës: Këshilltarët e Bashës dizastro, unë s’do ta bëja kurrë atë listë

Ish-kryeministri Berisha do të rikthehet sot në një intervistë përballë gazetarit Çim Peka. Ndërkohë që një sintezë të asaj që do të transmetohet e ka dhënë vetë gazetari në rrjetet sociale.

Duke cituar Berishën Peka shkruan se ish-kryeministri i ka quajtur katastrofë këshilltarët e Bashës.

“Këshilltaret e Lulzim Bashes janë dizastro. Ajo nuk ishte lista e PD, por lista Basha. Disa përjashtime jane të papranueshme. Une s’do e bëja kurrë atë liste.

Por në ka nje njeri që e di se une besoja se Lulzim Basha mund të fitonte edhe me atë liste, ai eshte Çim Peka. Raportimet e mediave për ato që ndodhën në grupin parlamentar ishin korrekt. Marrëveshja me Ramën?”, citohet të ketë thënë Berisha, sipas asaj që vetë gazetari shkruan. 

Intervistën e Berishës do mund ta ndjekim sot në orën 20:00 live në rrjetet sociale. Nuk dihet nëse këto ka thënë ish-kryeministri janë nxjerrë nga konteksti apo janë tërësisht citime të tij.

(E.K/SHUPLAKA)

Fjalët Kyce

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *