FlashKryesorePolitikëTe FunditTe Gjitha

Incidentet në fushatë, Ministri Brendshëm takim urgjent me Kreun e shërbimit informativ

Ministri i Brendshëm teknik Dritan Demiraj ka takuar sot kreun e Shërbimit Informativ Shtetëror, Visho Ajazi Lika.

Opinion.al ka mësuar se takimi ka në qendër incidentet e ndodhura në fushatë ditët e fundit.

Ditët e fundit LSI ka akuzuar kreun e policisë Haki Çakon se u bindet urdhërave verbal të Partisë Socialiste dhe ka kërkuar shkarkimin e tij.

 Po sipas LSI, ministri i Brendshëm i PD-së duhet të reagojë për situatën elektorale, ku disa militantë janë dhunuar në fushatë.

Bëhet e ditur se Demiraj po kërkon informacion konfidencial mbi incidentet e fundit dhe reagimin e policisë. (B.H/Shuplaka)

 

 

 

 

Fjalët Kyce

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Do NOT follow this link or you will be banned from the site!