FlashKosovaPolitikëTe FunditTe Gjitha

I quajti të pashkolluar, Berisha i del në mbrojtje Haradinajt: Mirë ka thënë kryeministri, gjithëkush u bë gazetar

Kryeministri i Kosovës është përballur me shkrime kritike nga gazetarët e Kosovës pasi ai pas një pytje që iu bë rreth demarkacionit me Malin e Zi i quajti gazetarët të pashkolluar.

Mirëpo me sa duket jo të gjithë mendojnë se kjo është një fyerje për gazetarët që duhet kritikuar, për gazetaren dhe publicisten nga Kosova, Kimete Berisha, Haradinaj ka bërë mirë që e ka thënë pasi sipas saj gjithkush po bëhet gazetar.

“Në gazetari ka shumë dështakë”, shkruan Berisha.

POSTIMI I PLOTË:

Mirë de, ka thënë Kryeministri.
Lexoni.
Shkoni në shkollë.

Gjithkush u bë gazetar.
Bash gjithkush, llumi i llumit të shoqërisë.

Sikur në secilin profesion, edhe në gazetari ka shumë dështakë, sidomos në gazetari.

Ka kaluar koha kur fati i politikanit është varur nga gazetari, kur gazetari (dhe pronari i medias ku ka punuar ai), ia ka përcaktuar shkallën e popullaritetit dhe të ardhmen politikanit, e ka frikësuar dhe e ka shantazhuar.

Gazetaria është decentralizuar nga media, prandaj secili njeri në botë, në secilin çast, mund të bëjë si gazetar. 
Vetëm gazetarët shqiptarë ende nuk e kanë kuptuar.

Ka kaluar koha kur gazetari e turpëron politikanin e dështuar.
Ka ardhur koha që edhe politikani e turpëron gazetarin e dështuar.

Sepse, jo veç gazetari merret me politikë, edhe politikani merret me gazetari.

‘Demitizimin’ e gazetarëve i pari e futi në modë (dhe ka bërë shumë mirë), Presidenti Donald Trump, e pas tij Kryeministri Edi Rama.

I treti Ramush Haradinaj do të zbulojë se në gazetari ka më shumë korrupcion sesa në secilin profesion tjetër.

Gazetaria është profesion në shuarje.
Tash kur e vërteta është e të gjithëve. 
Nuk është më pronë e gazetarëve.

‘E vërteta’ më në fund po çlirohet nga gazetarët.

P.S. Mitrovicë, 13 Shtator 2017

(B.H/Shuplaka)

 

Fjalët Kyce

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *