AktualitetFlashTe FunditTe Gjitha

I bukur, i bukur telefoni i ministrit po është pak pis (FOTO PIKANTE)

I bukur, i bukur telefoni i ministrit po është pak pis. Ç’të ketë ndodhur me të sot, a thua të ketë pasur mjaft telefonata, apo punimet në Kuvend kanë qenë mjaft të lodhshme dhe ministri Ditmir Bushati ka gjetur pak kohë të luajë në telefon?!

Në shoqërinë e ministres Kumbaro, Bushati duket mjaft i përfshirë në bisedime me të. Kumbaro nuk po kalon ditë të lehta së fundi ku është vendosur në qendër të kritikave për shkak të ndërtimit që po bëhet në zonën e Butrintit. Nuk mungon as celulari tjetër në dorën e djathtë po atij mund ti shohim vetëm këllëfin. 

Punimet e Kuvendit zgjatën fare pak gjatë ditës së sotme pasi seanca u ndërpre për shkak të tensioneve mes mazhorancës dhe opozitës, ç’ka solli dhe përjashtimin e Flamur Nokës nga seanca. 

Punimet pritet të rifillojnë sërish rreth orës 17:00, ndërsa nuk dihet ende qëndrimi që do të mbajë opozita pas përjashtimit të Nokës. 

(E.K/SHUPLAKA)

 

Fjalët Kyce

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *