AktualitetFlashTe FunditTe Gjitha

Hipoteka i jep pronën humbësit të gjyqit, reagon ministri Manjani: Që nesër fillon inspektimi i rastit

Menjëherë pas rastit të publikuar mbrëmjen e sotme në emisionin investigativ “Fiks Fare”, ku hipoteka e Pogradecit i jep pronën humbësit të gjyqit, ka reaguar ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani.

“Që nesër fillon inspektimi i rastit! Qëllimi është zgjidhja e problemit ndaj qytetarit dhe ndëshkimi i përgjegjësve. Do t’u njoftojmë konkluzionet e inspektimit”, është shprehur Manjani.

Ai falenderon emisionin në fjalë që ka publikuar një rast të tillë.

“Falenderoj Fiks Fare! Siç e kam thënë është vendi i Vettingut për të gjithë!”, shton ministri i drejtësisë, Ylli Manjani. (A.R/SHUPLAKA)

Fjalët Kyce

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *