SportTe FunditTe Gjitha

Higuain shpëton mirë nga UEFA, nuk u dënua pas ngritjes së gishtit të mesit tifozëve të Barcelonës

Ndeshja mes Juventusit dhe Barcelonës në kuadër të Ligës së kampionëve ishte mjaft e luftuar edhe pse katalanasit arritën të shënonin tre gola.

Sakaq pati një episod jo të këndshëm pas zëvendësimit të sulmuesit Higuanin.

Argjentinasi u drejtoi gishtin e mesit tifozëve të Barcelonës. Por, UEFA tregohet zemërgjerë me Gonzalo Higuain, pas gjestit të tij të pahijshëm drejtuar tifozëve të Barcelonës.

Vendimi për të mos hapur procedurë disiplinore për ndeshjen mes Barcelonës dhe Juventusit nga UEFA, tregon se Higuain shpëton pa u dënuar përkundër gjestit të tij. Juventusi pësoi humbje të thellë prej 0:3 nga Barcelona në Camp Nou.

(E.K/SHUPLAKA)

Fjalët Kyce

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *