PolitikëTe FunditTe Gjitha

Gurët bllokuan rrugën, ish-kryebashkiaku i Vlorës: Si me porosi e bëre sot! Monument do të bëjmë o gur!

Ngjarja e paradites së sotme në aksin rrugor Vlorë-Orikum, ku gurë të mëdhenj bllokuan rrugën për orë të tëra, shkaktuan mjaft debate.

Ish-kryetari i bashkisë së Vlorës, Shpëtim Gjika ka reaguar lidhur me ngjarjen, ku përmes disa vargjeve shprehet se “guri” do ngulitet gjatë në mendjet e vlonjatëve.

Përmes ironisë, Gjika shprehet se bllokimi i rrugës me gurë erdhi si me porosi sot.

REAGIMI I GJIKËS

Të marrsha të keqen o gur !
Si me porosi e bëre sot !
Na bllokove ne vlonjatëve në plazh !
Po shumë mirë na e bëre o gur !
Jo po tërë tangërllëk ne vlonjatët, vijmë në plazh në orën 10 e duam të ikim në orën 13 !
Duam ne të ikim, se medemek aty e kemi plazhin dhe nesër !
Duam të ikim se mbaron orari i llafeve, i thashethemeve, i përgojimeve !
Mos o zot të mungojmë në këtë aktivitet !
Këtu nuk falen mungesat, se po mungove e hëngre, ta futën !
Plazhi aty është dhe nesër !
Sot do merren te gjithë me gurin, shpëtuan njerëzit !
Rrofsh o gur !
Sot na fale një ditë pushimi prej vërteti !
Tani te hoqën o gur, por ti do kujtohesh gjate në mendjet dhe zemrat tona !
Monument do të bëjme o gur, që me prezencën tënde të pa dëshiruar, i dhe Vlorës dhe ne vlonjatëve një dite pa llafe për shoshoqin !
PS: të na falin pushuesit për një ditë të vetme, në të cilën menduam vetëm për veten tonë! (D.D/Shuplaka)

Fjalët Kyce

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *