AktualitetFlashTe FunditTe Gjitha

“Goditini ashpër, qitës të përgatitur në lartësi”, urdhëri i Gramoz Ruçit për masakrën e 2 prillit ’91 (DOKUMENTI)

Emërimi i Gramoz Ruçit si kryetar i Kuvendit  nuk prit mirë nga dy partitë opozitare. Madje pati edhe protesta jashtë parlamentit nga qytetarë dhe nga ish të përndjekurit politik pasi ai cilësohet si pjesë e lidershipit komunist në vend,  si ish-sigurims që ka qenë i implikuar në krimet e regjimit komunist.  Po kështu filet se prej vitit 2005 i është ndaluar të hyjë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Të gjitha debatet në parlament erdhën për shkak të kaluarës së karrierës së tij në kohën e komunizmit. Kujtojmë që Ruçi ka qenë një ish-funksionar komunist i viteve të fundit të regjimit, për më tepër Ministër i Brendshëm në momentin e ngjarjeve të prillit ’91 në Shkodër. Madje si një nga urdhëruesit e asaj ngjarjeje të rëndë ku mbetën të vrarë 4 persona pasi kërkonin demokracinë. 

Më poshtë keni një urdhër të brendshëm për forcat e policisë dhe të Sigurimit në lidhje me trazirat në Shkodër fill pas zgjedhjeve të 31 marsit 1991. Sipas këtij urdhri jepet liri për të përdorur armë përgjatë protestave nga ana e policisë. Dokumenti është firmosur nga Gramoz Ruci i cili mbante postin e  ministrit të Brendshëm.

Çfarë urdhëroi?

“Për të vepruar me forcën e shkopit nuk ka askush arsye të pyes përgjegjësin. Goditni ashpër qysh në fillimet e grumbullimeve. Për të paralizuar ata që nga turmat mund të godasin me armë forcat tona, zini lartësitë dominuese me qitës të përgatitur, forcat tona që përleshen me protestues mos shkojnë të armatosura”, udhërpo Grmaoz Ruçi më 4 prill 1991.  (J.V/Shuplaka)

 

 

 

Fjalët Kyce

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *