AktualitetFlashTe FunditTe Gjitha

Gjosha pret drejtorin e Zgjerimit të Komisionit Europian Danielsson, diskutohet marrëveshja politike dhe Vettingu

Ministrja e Integrimit Europian Klajda Gjosha, priti sot në një takim Christian Danielsson, drejtor i Zgjerimit në Komisionin Europian.

Bashkëbiseduesit, diskutuan lidhur me zgjedhjet e ardhshme parlamentare, duke përshëndetur marrëveshjen e arritur pas së cilës i hapet rruga zbatimit të ligjit të Vettingut, i cili mbetet kyç për çeljen e negociatave me Bashkimin Europian.

Gjosha u shpreh se qytetarët shqiptarë meritojnë që procesi i integrimit të  bëjë hapa përpara, duke nënvizuar se çdo pengesë e deri tanishme ka qenë pengesë edhe për këtë proces.

“Ne presim që sa më shpejt të kemi rezultatet e para për ligjin e vettingut, në mënyrë që Shqipëria të hapë negociatat. Kjo fazë e procesit është shumë e rëndësishme për vendin, ndaj edhe angazhimi ynë mbetet maksimal për të përmbushur të gjitha detyrimet që Shqipërisë t’i jepet ky shans sa më parë”,tha ministrja Gjosha. (V.G/SHUPLAKA)

 

Fjalët Kyce

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *