KosovaTe FunditTe Gjitha

Gjendje alarmante në Prishtinë, 120 vatra zjarri për 11 ditë

Jo vetëm Shqipëria por edhe vendet e rajonit këto ditë po përballen me një situatë të vështirë lidhur me zjarret dhe përhapjen e tyre, mbi të gjitha Kosova.

Udhëheqësi i brigadës së zjarrfikësve, Latif Zeka, tha se për 11 ditë në rajonin e Prishtinës ka pasur 120 ndërhyrje për zjarret.
“Për 11 ditë i kemi mbi 120 ndërhyrje, 90 për qind e tyre janë fushore dhe malore”, ka thënë ai sipas Lajmi.net.

Sipas Zekës, zona më e prekur nga zjarret është Fushë Kosova, mirëpo bëri të ditur se zjarret janë lokalizuar brenda 24 orëve.

Duke mos përjashtuar edhe temperaturat e larta, Zeka tha se një ndër shkaktarët kryesorë është edhe faktori njeri.

 “Nuk janë të gjitha zjarret nga temperaturat e larta, por këtu hynë edhe faktori njëri. Deri më tani çdo vatër zjarri që është shfaq i kemi menaxhuar ashtu si duhet, gjatë 24 orëve të gjitha janë lokalizuar”, tha Zeka. (D.D/Shuplaka)

Fjalët Kyce

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *