BotaFlashTe FunditTe Gjitha

Furgoni futet në mes të turmës në Londër, deri më tani 1 viktimë, dyshohet për sulm terrorist (VIDEO)

Një person ka humbur jetën dhe tetë të tjerë janë plagosur pasi një kamion u fut në mes të një turme pranë xhamie në veri të Londrës.

Autoritetet bëjnë të ditur se ngjarja ka ndodhur pas mesnatës, ku një furgon hipi mbi trotuar dhe goditi një grup njerëzish pranë xhamisë në parkun Finsbury. 

Sipas BBC në lidhje me ngjarjen policia e Londrës është arrestuar një 48 vjeçar, ndërsa në vendin e ngjarjes kanë shkuar edhe skuadrat e antiterrorizmit.

Mësohet se viktima dhe të plagosurit sapo kishin lënë lutjet e mbrëmjes pas agjërimit të Ramazanit.

Për këtë ngjarje kryeministrja Theresa May ka deklaruar se mendimet e saj janë me ata që janë lënduar në “këtë incident të tmerrshëm”.

“Të gjitha mendimet e mia janë me ata që janë plagosur, të dashurit e tyre dhe shërbimet e emergjencës në vendngjarje”, ka thënë ajo. (J.V/Shuplaka)

 

 

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *