AktualitetFlashTe FunditTe Gjitha

Fjala e Ramës deri në orët e para të mëngjesit, deputetët hapin gojën për gjumë (FOTOT)

Fjala e kryeministrit Rama deri në orët e para të mëngjesit të sotëm është shoqëruar me lodhje dhe përgjumje në rradhët e deputetëve.

Shumë prej të pranishmëve në sallën ku diskutohej për programin e qeverisë nuk mund ta fshihnin dot lodhjen.

Më poshtë madje disa prej tyre shihen edhe duke hapur gojën. Mes tyre shihet dhe deputetja më e re e Kuvendit, Reme Lala.

Kuvendi miratoi sot me 78 vota programin e qeverisë “Rama2” pas një ditë dhe nate të gjatë maratonë diskutimesh. Po ashtu kundër programit kanë qenë 51 deputetë.

Po ashtu gjatë ditës së sotme qeveria e re pritet të bëjë betimin në ambjentet e Presidencës. 

(E.K/SHUPLAKA)

Fjalët Kyce

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *