AktualitetFlashKryesoreTe FunditTe Gjitha

Xhafaj krenar, s’i bën përshtypje hetimi ndaj parardhësit të tij Tahiri dhe dosjes Habilaj për kanabisin: Ia dolëm!

Ministri i Punëve të Brendshme Fatmir Xhafaj sot është shfaqur krenar për luftën ndaj kanabisit dhe s’i ka bërë aspak përshtypje fakti se nën hetim për trafik ndërkombëtar është vënë paraardhësi i tij Saimir Tahiri dhe italianët kanë zbërthyer, duke bërë arrestime të forta të grupit Habilaj.

” Ne ia dolëm!”, tha sot gjithë emocione Fatmir Xhafaj. Me kujdes Xhafaj është kujdesur t’ia lërë fajin ”disa oficerëve të policisë”.

”Një vit më parë në 2016, jo shumë larg u konstatua një rritje e ndjeshme e kultivimit të kanabisit, nga euforia, paaftësia e strukturave tona apo aftësia e sofistikimit të krimit, kjo mbetet për t’u analizuar.

Dëmi ishte i madh dhe shumëplanësh, u përfshinë shumë fermerë të pafajshëm, u përfshinë në një mënyrë ose tjetër, disa oficerë policie, të cilët më së paku ishin të paaftë, shumë të tjerë heshtën, por gjithsesi është realiste dhe e drejtë të evidentohet fakti se në më pak se një vit se sot qeveria e njohu realitetin, reaguam fort dhe pa ekuivoke dhe rezultati është ky që u bë sot në këtë sallë.”, tha më tej ai.

FJALA E PLOTË:

”I nderuar ministër Minnitti,

Shumë faleminderit për praninë tuaj këtu, për fjalët e ngrohta, shumë miqësore ndaj vend dhe ndaj popullit tim, shenjë e qartë e miqësisë ndërmjet dy vendeve dhe popujve tanë. Faleminderit!

Kanë kaluar shumë pak muaj nga koha kur nënën kujdesin personal të kryeministrit të vendit Z.Edi Rama u hartua dhe u zbatua plani kundër kanabisit, përfshi edhe gabimet e bëra, ky dokument strategjik hodhi bazat.

Më 27 mars 2017, në një ceremoni të thjeshtë në marrjen e detyrës, deklaruam se 2017 do të ishte fundi i një historie të gjatë nga heqja e Shqipërisë nga harta e vendeve të kanabisit.

Mes lumit të akuzave, çjerrjes dhe kakofonisë, ne zgjodhëm heshtjen. Ne ia dolëm në këtë fazë të parë të këtij procesi!

Faleminderit gjithë atyre që besuan të qeveria!

Mirënjohje dhe përgëzime oficerëve të mrekullueshëm të Guardia di Finanza dhe Interforcës, që përbëjnë një model edhe për policinë tonë.

Sot është vendi dhe momenti të kujtojmë që më 18 gusht 2014, një helikopter fluturonte mbi Lazarat, u qëlluan. Në vit në fshat prodhoheshin 900 tonë Kanabis. Lazarat, Dukagjin dhe Lumi i Vlorës ishin shndërruan në bastione krimi. Sot i përkasin të shkuarës.

Një vit më parë në 2016, jo shumë larg u konstatua një rritje e ndjeshme e kultivimit të kanabisit, nga euforia, paaftësia e strukturave tona apo aftësia e sofistikimit të krimit, kjo mbetet për t’u analizuar.

Dëmi ishte i madh dhe shumëplanësh, u përfshinë shumë fermerë të pafajshëm, u përfshinë në një mënyrë ose tjetër, disa oficerë policie, të cilët më së paku ishin të paaftë, shumë të tjerë heshtën, por gjithsesi është realiste dhe e drejtë të evidentohet fakti se në më pak se një vit se sot qeveria e njohu realitetin, reaguam fort dhe pa ekuivoke dhe rezultati është ky që u bë sot në këtë sallë.

Edhe këto pak fakte do të mjaftonin se sa gjëra kanë ndryshuar në kohë.

Gjithçka falë edhe burrave edhe grave të Policisë së Shtetit, që edhe ata mësuan nga gabimet e tyre, dhe arriti sukses. Ne e bëmë këtë edhe falë ndihmës së partnerëve, si italia mike, ne kemi një shprehje që themi ‘’miku i mirë në ditë të vështira”, faleminderit zoti ministër.

Të nderuar pjesëmarrës ne me rezultatin e këtij viti kemi hedhur vetëm një hap përpara, duhet të jemi modestë, tani aksioni vazhdon me grupet kriminale që e kanë financuar trafikimin e kanabisit. Nuk do të jetë e lehtë, po ne jemi të vendosur për ta fituar këtë betejë. ” (V.G/SHUPLAKA)

Fjalët Kyce

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *