AktualitetPolitikëTe FunditTe Gjitha

Erion Veliaj me beb në krahë, e mbysin komentuesit: Po tëndin kur do e bësh?

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, herë pas here publikon foto më fëmijë. Dashuria e kryebashkiakut për fëmijët duket të jetë shumë e madhe, pasi në çdo rast përurimi kopshtesh, rrugësh, parqesh, ai nuk ndahet dot nga të vegjlit.

Kjo gjë u bën shpesh përshtypje publikëve, të cilët ngrejnë pyetjen se përse Veliaj nuk bën vetë një fëmijë, duke qenë se ai është i martuar prej 3 vitesh tashmë me bashkëshorten e tij Ajola Xoxa.

Pyetje të tilla ishin të shumta ditën e sotme, kur Veliaj publikoi një foto me një bebe në krahë. Duket sikur qytetarët e Tiranës, mezi presin ta shohin kryebashkiakun e tyre me një fëmijë, pasi të gjithëe e uronin: “Së shpejti ta pafshim në duar djalin tënd”, “të kanë lezet fëmijët por bëje një”, “Bëje një beb vet z.Erion se ngele duke përkedhel bebat e të tjerëve”.

Veliaj dhe Ajola Xoxa, janë martuar që më 6 shtator të 2014-ës, në një ceremoni madhështore në Kalanë e Gjirokastrës, pas disa vitesh histori dashurie.

Pak muaj më parë, në një emission televiziv, Veliaj tha se ndoshta 2017-a do të jetë një vit kur do të kemi edhe një përgjigje për pyetjen që po mundon qytetarët.

 “2017-a do të jetë një vit kur do të kemi edhe një përgjigje për këtë. Akoma nuk kemi gjë për momentin, por bashkë me Ajolën kemi menduar se gjithmonë do të kemi punë, gjithmonë do të kemi impenjime dhe ramë dakord me një parim: “Kush bën 99 punë, bën edhe 100…””, ishin fjalët e Veliajt. (D.D/Shuplaka)

vel2.

Fjalët Kyce

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *