AktualitetFlashKryesoreTe FunditTe Gjitha

EKSKLUZIVE/”Fax News” filmon se çfarë po ndodh në Butrint, shtresat e betonit s’kanë të ndalur (VIDEO)

Shtresat e betonit s’kanë të ndalur në Butrint duke thelluar edhe më shumë skandalin.  ”Fax News” arrin të depërtojë në Parkun e Butrintit duke filmuar vetëm dje pasdite se çfarë po vazhdon të ndodhë.

As seanca dëgjimore me ministren e Kulturës Mirela Kumbaro, e cila është përgjegjëse për skandalin, nuk i ka dhënë fund betonizimit të parkut që sjell 1 milionë euro të ardhura në vit nga vizitorët.

Siç shihet nga pamjet ekskluzive, puna jo vetëm që nuk është ndalur, por vazhdon me betonizimin sipas planit të aprovuar me lejen e ministres.

Para dy ditësh një gazetar u ndalua të futej në park, me urdhër të Kumbaros, por dje, ”Fax News” ka mundur të filmojë gjithçka. Edhe pse punonjësit në objekt tentojnë të mos lejojnë filmimin, siç e tregojnë pamjet, është e qartë që s’ka asnjë kthim pas të Kumbaros.

Kumbaro tha se gjithçka po realizohet me vendim të UNESCO-s, institucion që e përgënjeshtroi më pas atë

Ky është një nga skandalet më të mëdha ndodhur mbi trashëgiminë shqiptare. Objekti është deklaruar publikisht se do të funksionojë si lokal dhe dyqan suveniresh.(V.G/SHUPLAKA)

Fjalët Kyce

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *