FlashKryesoreTe FunditTe GjithaVeç e Shuplakës

EKSKLUZIVE/ Zbardhet vendimi i Prokurorisë për Artan Gaçin (DOKUMENTI)

Pak kohë më parë emri i Artan Gaçit dhe disa deputetëve të tjerë ishte pjesë e hetimeve të Prokurorisë në lidhje me dekriminalizimin.

Sipas Prokurorisë Gaçi akuzohej se nuk ka deklaruar një gjobë të marrë disa vite më parë në Itali në formularin e dekriminalizimit që dorëzohet pranë KQZ-së.

Po pas procesit të verifikimit, në vendimin që sjell sot ‘’Shuplaka’’ rezulton se Gaçi nuk është subjekt i ligjit për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen. Ky proces kryhet nga Sektori i Verifikimit të Integritetit pranë Prokurorisë së Përgjithshme. 

Kujtojmë se Gaçi dy ditë më parë në një letër drejtuar socialistëve tha se nuk do të kandidojë për zgjedhjet e ardhshme. Nga ana tjetër nuk dihet nëse ky ka qenë vullneti i vetë deputetit apo i kreut të PS-së Rama.

Ndoshta dy vetë deputetë nga një familje do ishin tepër për PS-në. Kujtojmë se Artan Gaçi që prej disa vitesh është i martuar me deputeten socialiste dhe tashmë ministre Olta Xhaçka.

Xhaçka do të garojë për deputete në Tiranë, ku i është besuar vendi i tretë në listën e kryeqytetit.

‘’Nga dokumentacioni dhe verifikimet përkatëse nuk rezulton që për z. Artan Gaçi të ketë indicie për vepra penale të tjera të kryera brenda territorit të Republikës së Shqipërisë.

Subjekti pas përfundimit të procesit rezultoi se nuk ishte dënuar me vendime finale të formës së prerë apo jopërfundimtare. Nuk rezulton që ndaj tij të jetë sevdosur masa sigurimi personale, pao të jetë ndaluar nga organet ligjzbatuese.

Sektori i Verifikimit të Integritetit prane Prokurorisë së Përgjithshme ka konkluduar se z.Artan Gaçi nuk përfshihet në fushën e veprimit të nenit 2 të ligjit 138/2015 ‘’Për garantimin e Integritetit të Personave që zgjidhen, emërohen apo ushtrojnë funskione publike’’…’’, thuhet ndër të tjera në vendim.

(E.K/SHUPLAKA)

 

Fjalët Kyce

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *