FlashSportTe FunditTe Gjitha

Edhe nëse nuk kalojnë asnjë tur në Europë, klubet shqiptare i kanë të sigurta 1 milionë e 225 mijë euro

4 Klubet shqiptare edhe nëse do të dështojnë që në turin e parë në kompeticionet e Europës i kanë të sigurta 1 milionë e 225 mijë euro.

UEFA ka shtuar të ardhurat për dy kompeticionet Champions league dhe Europa League.

Shumën më të madhe e ka siguruar Kukësi pasi ka të sigurta 580 mijë euro, 320 mijë i merr si pjesëmarrës në turin e dytë paraeliminator të Champions-it dhe 260 të tjera si kampione e Shqipërisë.

Skuadrat e tjera shqiptare që do të luajnë në Europë do të marrin nga 215 mijë euro.

 Partizani, Tirana dhe Skënderbeu marrin nga 215 mijë euro vetëm për faktin që marrin pjesë në turin e parë paraeliminator të Ligës së Europës.

Vitin që kaloi Shqipëria mori pjesë me trek lube për shkak të pezullimit të Skënderbeut, duke humbur edhe 260 mijë euro.

Kujtojmë se Kukësi do të luajë në grupet e Champions League, ndërsa Partizani, Skënderbeu dhe Tierana në grupet e Europa League. (B.H/Shuplaka)

 

Fjalët Kyce

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *