EkonomiTe FunditTe Gjitha

Dyfishohen veprat penale në lidhje me tatimet në tremujorin e parë të 2017-ës

Në tremujorin e parë 2017 janë kryer 7.495 vepra penale, rreth 3,5 % më pak krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2016, raporton INSTAT. Gjatë tremujorit të parë 2017 janë regjistruar 7.829 autorë të veprave penale të cilët janë 4,8 % më pak krahasuar me tremujorin e parë 2016. Ndaj totalit të veprave penale, pjesën më të madhe e zënë “Krimet kundër pasurisë dhe në sferën ekonomike”, me 39,4 %, “Krimet kundër autoritetit të shtetit” me 35,8 % dhe “Krimet kundër personit” me 20,3 %.

Vepra penale kundër pasurisë dhe në sferën ekonomike. Në tremujorin e parë 2017 janë kryer 2.956 vepra penale “Krimet kundër pasurisë dhe në sferën ekonomike”, duke pësuar ulje me 9,8 % krahasuar me tremujorin e parë 2016. Autorët e tyre janë 2.689, rreth 14 % më pak se në të njëjtën tremujor të një viti më parë dhe përbëjnë 34,3 % të totalit. Në këto vepra penale, vjedhjet zënë 46,4 % të totalit. Krahasuar me tremujorin e parë 2016, gjatë këtij tremujori vjedhjet kanë pësuar një ulje me 20,7 %.

Po sipas të dhënave të INSTAT, janë dyfishuar veprat në lidhje me tatimet dhe taksat. Në tremujorin e parë të 2016-ës numëroheshin 128 vepra penale të evidentuara, ndërkohë që në T1 të këtij viti, INSTAT raporton 245 vepra penale në lidhje me tatimet dhe taksat.

Krimet e evidentuara në fushën e doganave, në T1 të 2017-ës kanë qenë 54 nga 79 që numëroheshin në tremujorin e një viti më parë./Revista Monitor

(XH.A/SHUPLAKA)

Fjalët Kyce

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *