BotaTe FunditTe Gjitha

Donald Trump nis turin e parë, nga Lindja në Europë për 9 ditë

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka nisur së fundmi turin e parë, i cili do të zgjasë 9 ditë, e do të nisë nga Lindja për të vazhduar në Europë.

Gjatë nëntë ditëve, pritet që ai të zhvillojë takime në Arabinë Saudite, në Izrael, Vatikan, e më pas në Belgjikë dhe Itali. Gjatë këtyre pesë ndalesave, ai do të përcjellë mesazhe të rëndësishme. Në ndalesën e tij në Europë, Trump do të marrë pjesë në samitin e liderëve të NATO-s.

Gjatë turit, pritet edhe një ndalesë në Vatikan, ku Trump do të takojë Papa Françeskun, për të diskutuar ndër të tjera për një çështje mjaft të rëndësishme si ajo e emigrantëve. Ati i Shenjtë ka shprehur vazhdimisht mendimin e tij për mikëpritjen e emigrantëve.

Samiti i G-7 përmbyll turin 9-ditor të Trumpit, i cili do të zhvillohet në Siçili të Italisë.

(XH.A/SHUPLAKA)

Fjalët Kyce

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *