AktualitetTe Gjitha

Dollia në shtëpinë e të mbijetuarit të 21-janarit, Artan Hoxha: Ik Tosi dhe shijo jetën në Perëndim

Kur ka pothuajse 6 vite nga ngjarjet në Bulevardin ”Dëshmorët e Kombit” ku humbën jetën katër protestues dhe u plagosën disa të tjerë, mes tyre edhe një gazetar, ende nuk ka një ndëshkim. Katër viktima të gjithë njerëz familjarë e të pafajmshëm, humbën jetën pasi u qëlluan ditën për diell në mes të rrugës. 

Gazetari Artan Hoxha ka qenë ndër të parët që ka dhënë versionin e tij të ngjarjeve përmes filmimeve në ditën e protestave. E megjithatë sot pas 6-vitesh ai ka një këshillë për mikun e tij Fatosin, gazetarin që i mbijetoi sulmit deh u shpërngul drejt perëndimit. 

”Ik Tosi dhe shijo jetën atje në Perëndim, atje ja vlen edhe të vdesësh nëse duhet”, është këshilla e Hoxhës për mikun gazetar. 

REAGIMI I PLOTË:

Mbi nje pllakë bronxi në bulevard

Sot, në mesditë ndërsa prisja furgonin e News 24 për të shkuar në punë, padashje hodha sytë poshtë dhe…cfarë pashë do thoni ju?!!! Kisha qëndruar fiks mbi pllakën prej bronxi të vendosur mbi bulevard, që përkujton vendin ku mbeti i ekzekutuar Hekuran Deda, më 21 janar 2011. Plumbi i qitur nga automatiku MP5 i shefit të shtabit të batalionit special të Gardës, Agim Llupo, kishte zgjedhur viktimen, Hekuranin, dhe kishte “falur” Fatosin. Cfarë fati!!! Miku im, ke lindur me këmishë. Ndryshe do ishe pllaka e pestë prej bronxi në bulevardin Dëshmorët e Kombit….
Zoti e deshi që Tosi të mos ishte sot një pllakë bronxi poshtë këmbëve të mia. Por une te isha i ftuar ne nje dreke modeste me prinderit, te afermit e Tosit e Aurores, si dhe dy miqve shume te afert te tij nga zona e vendlindjes, Mallakastra. Po festonim 3 vjetorin e lindjes se djalit te Fatosit. Sa e paparashikueshme eshte jeta. Nese Hekuran Deda do kishte mbijetuar ate te premte janari, sot do ishte duke ngritur dolli me ne, me rakine qe e ben vet babai i Tosit, Pellumbi. Nuk qe e thene…
Ata te kater, Ziveri, Faiku, Aleksi dhe Hekurani iken dhe nuk e moren vesh nga u erdhi vdekja. Fatosi eshte me ne dhe po pime dolli per shendetin e tij dhe te familjes se vet.
Plumbat e komandantit te Gardes Ndre Prendi dhe vartesit te tij, Shefit te shtabit te batalionit special Agim Llupo(po permend ekzekutoret qe nuk paten kurre kurajon te tregonin urdheruesin, te pakten per te lare ndergjegjen) nderprene ne mes endrat e familjeve dhe femijeve te kater te vrareve. Tosi, tashme i mbijetuar nga ajo masaker, ka ndjekur endren e vet, ka krijuar familjen e tij dhe po gezon tek rritet i biri. Ata te kater na vezhgojne nga bota e pertejme dhe turfullojne kur shohin se 6 vite pas masakres askush nuk eshte ndeshkuar per jetet e tyre.
Askush!!!! Madje jane gati duke i harruar fare. Si u vrane? Pse u vrane? Kush i vrau?!
Tosi i mbijetoi masakres, dhe te pakten e di pergjigjen e ketyre pyetjeve. Fati e deshi te mos jete pllaka e peste prej bronxi mbi bulevard, por babai i nje djali tre vjecar qe hedh shtat cdo dite. Kur i biri te rritet dhe te behet burre, nga ata me rrenje Mallakastre e Dukati, do ti duhet ti tregoje per te premten e zeze te 21 janarit 2011.
Per vrasesit, urdheruesit, ata qe fshehen te verteten dhe mbrojten ekzekutoret.
Zoti dashte qe deri atehere, vrasesit te jene ndeshkuar.
Ndryshe, Tosit do ti duhet te sajoj nje tjeter histori per te birin, qe ato kater pllaka bronxi mbi bulevard te kene kuptim.
Ik Tosi dhe shijoje jeten tende ne perendim, aty ku ja vlen te jetosh madje dhe te vdesesh nese duhet. Jeto dhe per ato kater pllaka bronzi qe nuk i gezuan familjet dhe femijet e tyre.
Te pakten mbledhesit e skrapit kane treguar respekt per ta, nuk kane tentuar kurre ti shkulin nga vendi….

Fjalët Kyce

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *