PolitikëTe FunditTe Gjitha

Ditmir Bushati thirrje për vota: Nuk do tregohemi dritëshkurtër kësaj here

Kandidati i Partisë Socialiste për deputet në Shkodër, Ditmir Bushati, ka bërë thirrje së fundmi për të votuar PS-në. Duke iu referuar takimit elektoral të Edi Ramës në Shkodër, ai shprehet se ky qytet tregoi se nuk është bastion i asnjë partie.

Më tej, Bushati shprehet sot më shumë se kurrë është e nevojshme të kuptohet rëndësia e “një shenje të vogël në një letër të bardhë, për 4 vitet e ardhshme të këtij vendi”.

Duke theksuar se nuk do të tregohen dritë-shkurtër kësaj here, ai shprehet se do të votohet për ata që duan t’i shohin shqiptarët me më shumë mirëqënie në shtëpitë e tyre.

Shkrimi i Ditmir Bushatit:

Shkodra i tregoi gjithë Shqipërisë që nuk është më bastion i asnjë partie, por promotorja numër një e Shqipërisë që duam.
Nuk u valvitën ngjyra e nuk u hodhën akuza ashtu siç jemi mësuar të shikojmë e dëgjojmë përditë nga të tjerët.

Në sheshin përpara Bashkisë në Shkodër u fol shqip, shkurt dhe pastër për Shkodrën që shkodranët duan dhe Shqipërinë që ne duam. Me KM Edi Rama dhe kandidatët e listës së Partia Socialiste e Shqipërisë.

Nuk ka një forcë gravitacionale më të fortë se sa të flasësh përpara qindra e mijëra qytetarëve shkodranë, familjes dhe fëmijëve të tu. Sot, më shumë se kurrë kemi nevojë për të kuptuar se sa e rëndësishme është një shenjë e vogël në një letër të bardhë, për 4 vitet e ardhshme e për të ardhmen e këtij vendi.

Ne nuk do të tregohemi dritë-shkurtër kësaj here, nuk do votojmë për atë që na ofron një vend pune, por për atë që ka një projekt për punësimin në Shqipëri. Ne nuk do të votojmë për atë që kërkon të na blej, por për ata që kërkojnë të na shohin me më shumë mirëqenie në shtëpitë tona!

Prandaj, më 25 Qershor voto numrin 2. Voto për Shqipërinë! #përShqipërinëqëduam #përShkodrënqëduam

(XH.A/SHUPLAKA)

Fjalët Kyce

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *