AktualitetTe FunditTe Gjitha

Dëshironi bursë në Gjermani? Ambasada në Tiranë ju tregon si mund ta përfitoni

Nga “ëndrra amerikane”, shqiptarët kanë kaluar tek “ëndrra gjermane”. Ndoshta sepse është një vend brenda kontinentit Europian, ndoshta edhe për shkak të politikave të dy viteve më parë Merkel pro emigrantëve.

Pas dyndjeve të mëdha të shqiptarëve në 2015-ën dhe 2016-ën, si edhe kërkesat e mëdha për azil, që na vënë pranë sirianëve në renditje, e vërtetojnë më së miri këtë.

Mirëpo gjërat kanë ndryshuar dhe Gjermania po i ndryshon politikat e saj për emigrantët. Por, ndërsa azilantët e thjeshtë duket se nuk kanë shanse për t’u pranuar në Gjermani, një mundësi shumë të mirë për t’u pranuar e kanë studentët. Por jo studentët që kërkojnë azil.

Për të gjithë ata që dëshirojnë të fitojnë një bursë në këtë vend, ambasada gjermane jep udhëzimet se si mund ta përfitoni atë.

Të gjitha informacionet e detajuara në lidhje me kushtet për të përfituar një bursë studimi në këtë vend europian do t’i gjeni në një njoftim në faqen zyrtare.

“Interesoheni për një bursë në Gjermani? Baza e të dhënave mbi bursat e DAAD-së ofron një pasqyrë të gjithë programeve më të kërkuara të bursave si dhe ju informon mbi procedurat e aplikimit, afatet etj.
Mjafton të klikoni në linkun e mëposhtëm; të përzgjidhni vendin e origjinës, kriteret e tjera të kërkuara dhe ky informacion do ju serviret menjëherë! www.funding-guide.de”, sqaron ambasada gjermane në Tiranë. (D.D/Shuplaka)

Fjalët Kyce

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *