AktualitetPolitikëTe FunditTe Gjitha

Dervishaj në Llogara: Të gjitha akset në Jug të kalueshme (FOTO)

Ministri i Transportit Sokol Dervishaj vijon inspektimet në akset rrugore në jug të vendit. Sot ai ka inspektuar gjendjen e kalueshmërisë në Qafën e Llogarasë.

Dervishaj bën me dije se pavarësisht problemeve që u hasën në këtë aks rrugor, e gjithë rruga nga Vlora deri në Sarandë është e kalueshme.

“ Aksi rrugor Vlorë-Sarandë është  tërësisht i kalueshëm. Ka pasur disa probleme por reaguam në kohë dhe aksi rrugor është tashmë i kalueshëm normalisht. Të gjithë akset kombëtare të Jugut nuk kanë probleme në kalueshëri falë ndërhyrjes në kohë. Llogaraja e kalueshme për të gjitha mjetet”, u shpreh ministri.

Ndërkohë, Dervishaj sqaroi se ministria dhe drejtoritë përgjegjëse janë në gadishmëri të plotë.

“Jemi në gadishmëri maksimale për të përballuar dimrin. Ministria dhe drejtoritë janë në gadishmëri të plotë, i kemi bërë thirrje firmave për masa shtesë.  Edhe aksi Sarandë-Gjirokastër është po ashtu i kalueshëm për gjithë mjetet. Kemi përballuar mirë situatën, falë angazhimit maksimal por edhe falë bashkëpunimit me policinë rrugore, emergjencat dhe instancat e tjera,” shtoi Dervishaj.

dervishaj1

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *