FlashPolitikëTe FunditTe Gjitha

Deputetja demokrate ngre ALARMIN: Vendosja e TVSH-së do të sjellë mbylljen e 80% të bizneseve të vogla

Deputetja e Partisë Demokratike Fatbardha Kadiu deklaron se asnjë institucion serioz ndërkombëtar nuk flet pozitivisht për ekonominë shqiptare.

Për pedagogen dhe deputeten e PD, Fatbardha Kadiu vendosja e TVSH për biznesin e vogël do të sjellë pasoja të rënda për ekonominë e vendit.

 Në një intervistë për “Koha Jonë”, deputetja e Qarkut të Durrësit vlerëson se nga kjo masë e qeverisë rrezikojnë të mbyllen rreth 80 përqind e bizneseve të vogla. Si një njohëse e mirë e ekonomisë, Kadiu shpjegon se kjo taksë do të sjellë pasoja edhe në rritjen e papunësisë, skemën e sigurimeve dhe skemën e ndihmës ekonomike.

“Konkretisht rreth 80% e bizneseve të vogla do të mbyllen. Por duke konsideruar që në këtë kategori biznesesh punësohet rreth 40% e të punësuarve, kjo do të rezultojë në rritje të normave të papunësisë”,- shprehet Kadiu.

Znj. Kadiu, si një prej anëtarëve të Komisionit për Ekonominë dhe Financat, si i gjykoni deklaratat e Kryeministrit Rama lidhur me përfshirjen e biznesit të vogël në skemën e TVSH-së?

Së pari duhet theksuar që sistemi aktual i taksimit është mjaftueshmërisht kompleks për biznesin e vogël, mjedisi është jo miqësor dhe ajo ç’ka është më e keqja e të gjithë situatës është paparashikueshmëria e sistemit ligjor në lidhje më biznesin.

Mbetet shumë joprofesionste dhe jokorrekte krahasimi isistemit tonë fiskal me atë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Krahasimi i politikave fiskale kurrsesi nuk mund t’u referohet vendeve që kanë kulturë, “background” historik, strukturë ekonomike dhe nivel profesionalizmi administrate shumë tëndryshme nga vendi ynë, ashtu siç është rasti që i referohet Ministri Ahmetaj apo Kryeministri.

Sigurisht që deklarimi i TVSH-së është një domosdoshmëri për një sistem me standarde të larta fiskale, por nisur nga situata ekonomike e vendit dhe kryesisht ajo e biznesit të vogël e gjej të pavend dhe e konsideroj si një “shkelm” të fundit që kjo qeveri don t’i japë ekonomisë tonë.

Por nëse më lejoni dua të them që kjo është pikërisht filozofia e qeverisë Rama, të mbledhin dhe ato pak thërrime të bizneseve familjare në mënyrë që ato “katër” bizneset e fuqishme të Shqipërisë të mbledhin TVSH-në e tyre.

Më konkretisht, cilat mendoni se do të jenë efektet negative të këtij vendimi?

Konkretisht rreth 80% e bizneseve të vogla do të mbyllen. Por duke konsideruar që në këtë kategori biznesesh punësohet rreth 40% e të punësuarve, kjo do të rezultojë në rritje të normavetë papunësisë. Dhe kur rriten normate papunësisë kjo do të vazhdojë zinxhir, në uljen e të ardhurave të individëve, uljen e të ardhurave nga tatimi mbi të ardhurat personale, në uljen e fondit të sigurimeve shoqërore, në rritjen e kërkesës për fondin e ndihmës ekonomike, në përkeqësimin e buxhetit të çdo familje shqiptare dhe në fund në përkeqësimin e parametrave të buxhetit të Shqipërisë.

(E.K/SHUPLAKA)

Fjalët Kyce

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *