AktualitetFlashPolitikëTe FunditTe Gjitha

Deputeti i PS-së i mbetur jashtë listave flet për “shtet të nëndheshëm”: Ka një dorë që pajton dhe njerëz me mendime kaq të kundërta

Alfred Peza nuk do të jetë më deputet i PS-së të paktën për katër vitet e ardhshme. Kjo për faktin se kryeministri Rama vendosi që ta linte jashtë listave për zgjedhjet e 25 qershorit.

Mirëpo kjo nuk e ka penguar Pezën që të jetë pjesë e fushatës së PS-së dhe të mbështesë forcën e tij politike.

Ndërkohë që sot duke marrë shkas nga shprehja e një ish-kongresmeni amerikan, Peza duket se ka hedhur dritë edhe mbi situatën në Shqipëri.

Ai flet për një “shtet të nëndheshëm”, pra një dorë e fshehtë që dakordëson marrëdhënie dhe atje ku duken të pamundura.

“THENIA E DITES! Ish Kongresmeni amerikan i Teksasit Ron Paul, i shtohet zërave si ai i ish Kryetarit te Kongresit, Neët Gingriç, për ekzistencën e një “Shteti të nëndheshëm” në SHBA. Sipas tij “dakordësia gati e plotë për të vendosur sanksione të reja kundër Rusisë në një Senat ku ka shumë kundërshtime për këtë qasje, provon se një dorë e caktuar ka lëvizur gjërat për të pajtuar njerëz që kanë mendime publike kaq të kundërta”, shkruan Peza.

Në fakt sapo dëgjon këtë shprehje mendja të shkon te marrëveshja mes Ramës dhe Bashës, ta ketë pasur për këtë edhe Peza?! Dhe sigurisht pyetja që shtrohet nga shumica e qytetarëve është a do vazhdojë kjo dakordësi edhe pas 25 Qershorit?! Na mbetet të presim. (E.K/SHUPLAKA)

Fjalët Kyce

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *