FlashFotoGaleriPolitikëTe FunditTe Gjitha

Deputeti Boçi viziton familjen në Rrajcë: Një braktisje ulëritëse, lotët e burrit trondisin shtetin e Ramës (FOTO)

Deputeti i Partisë Demokratike për qarkun e Elbasanit, Luçiano Boçi vizitoi sot fshatin Rrajcë në rrethin e Librazhdit, aty ku banorët jetojnë në kushte shumë të vështira.

Boçi vizitoi një prej familjeve të zonës, që siç shihet në fotot e mëposhtme, jeton në kushte të mjerueshme.

Postimi i plotë i Luçiano Boçit:

Sot, në Rrajcën e largët, të mbuluar nga dëbora ku shteti nuk ekziston.
Rruga për në Skëndërbej dhe Bardhaj totalisht e bllokuar dhe asnjë përpjekje, apo lokale për ta hapur.
Bora ka mbuluar tokën, por ka nxjerrë akoma me shumë në pah varfërinë ekstreme dhe harresën e përbuzjen qeveritare për njerëzit. Nje metër kub dru për ngrohje, në vendin ku prodhohet dru, ka kapur qiellin. Gjëkundi nuk duket një përkujdesje në situatën alarmante.
Shteti matrapaz mbyll sytë dhe vazhdon paradat mediatike. Një braktisje ulëritse.
Midis shumë shtëpive të vizituara, të mbushura me halle e pakujdesje shtetërore plot, rasti i Fatos Çollakut ishte tronditës. Një shtëpi migjeniane kjo, së cilës prej dy vitesh i ishte prerë me urdhër të shtetit “të fortë” të Ramës dhe energjia elektrike. Errësirë drite dhe jete e mbjellë kudo.
Asnjë mbështetje e ofruar në këto vite. As dhe një pako ndihme e dhënë. Askush shtetar i shqetësuar.

Lotët e burrit të shtëpisë trondisin dhe janë ilustrimi më domethënës i shtetit të Ramës. Shteti në Shqipëri ekziston dhe shërben vetëm për qeveritarët e luksin e tyre. Për njerëzit e thjeshtë është thjesht një makineri dhunuese. (A.R/SHUPLAKA)

 

boci1

Picture 1 of 10

Fjalët Kyce

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *